Breshëri plumbash në drejtim të “Land Rover”-it, kush është “i forti” i Bulqizës që i shpëtoi atentatit

Shqipëria

Breshëri plumbash në drejtim të “Land Rover”-it, kush është “i forti” i Bulqizës që i shpëtoi atentatit

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:52
Fadil Tërnova

29-vjeçari Fadil Tërnova është shtetasi të cilit i zunë sot pritë pranë fshatit Peladhi në Bulqizë, duke qëlluar disa herë automjetin të cilin ai po drejtonte.

Tërnova nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë një person i shumëkërkuar për një seri veprash penale dhe dy vite më parë është arrestuar nga Policia e Dibrës.

I riu, lindur dhe banues në fshatin Vajkal, është ndaluar më 2015-ën pasi ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Fadil Ternova ka qenë person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i proceduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale.

Ai akuzohet se më 9 dhjetor të vitit 2009, rreth orës 15.30, në vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin V.Sh., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Më tej më 24 nëntor të vitit 2012 është shpallur në kërkim nga ana e komsiariatit të Bulqizës për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Më 20 prill të vitit 2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B., pas një shkëmbimi zjarri Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shefqet Shehun dhe ka plagosur rëndë Vehad Shehun, si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë.

Lidhur me këtë ngjarje Fadil Ternova u arrestua dhe krahas tij edhe Luan Ternova dhe Vehap Shehu.

Për këtë ngjarje 29-vjeçari i arrestuar sot ka bërë dy vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat