Mesazhi i Metës për 27-vjetorin e PD: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive

Shqipëria

Mesazhi i Metës për 27-vjetorin e PD: Suksese në përmbushjen e përgjegjësive

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 00:47
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar Partinë Demokratike me rastin e 27 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

Në mesazhin e Metës thuhet se PD është forca e parë opozitare në vend dhe i uron suksese në përmbushjen e përgjegjësive për të ardhmen europiane të vendit.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit”- thuhet në mesazhin e Metës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat