Pse është bllokuar institucioni që zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm? Zbardhet dokumenti

Shqipëria

Pse është bllokuar institucioni që zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm? Zbardhet dokumenti

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 08:56
Prokuroria

Debati për zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm po shkakton përplasje të mëdha politike për shkak se nuk është ngritur Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

KLP ende nuk është ngritur sepse nuk është plotësuar em anëtarin e fundit që vjen nga radhët e Shoqërisë Civile.

Report TV ka siguruar dokumentet pranë Avokatit të Popullit, i cili thotë se nga 5 kandidatë që kanë aplikuar, vetëm një i plotëson kriteret.

Nga grupi i punës të ngritur nga ky institucion rezulton se kriteret i plotëson vetëm Entela Hoxha, ndërsa 4 të tjerëve, Vladimir Vladi, Bledi Bajri, Alfred Balla, dhe Andi Muratej,  Avokati i Popullit ku ka dërguar një shkresë ku ju kërkon të plotësojnë dosjen e tyre.

Sot është dita e fundit që kandidatët të plotësojnë dosjet e tyre për t'i hapur rrugë ngritjes së KLP-së dhe zgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm me mandat të plotë 7 vjeçar sipas Kushtetutës së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat