Ekzekutimi me 14 plumba i Aleksandër Ndokës tronditi mbarë qytetin e Lezhës dhe familjen e tij.
Aleksandër Ndoka ishte vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka dhe gjithashtu këshilltar në Bashkinë Lezhë.
Ajo që ra në sy dje gjatë ceremonisë mortore ishte prania e djalit të vogël të të ndjerit, Samueli 19-vjeç, i cili shoqërohej nga polici e shumtë dhe mungesa e djalit të madh Klajdit.
Klajdi është person i shpallur në kërkim nga policia, për shkak se akuzohet për dhunimin e nënkryetarit të qarkut Lezhë në shkurt të këtij viti.
Ndërsa, e pranishme ishte edhe vajza e madhe e Aleksandër Ndokës, Jorida Ndoka, dhe e vogla mungonte për shkak të moshës së mitur, vetëm 8 vjeçe.
Në varrimin Ndokës morën pjesë shumë persona, mes tyre edhe politikanë të njohur.