Lëvizja e zgjuar e Bashkisë së kryeqytetit: Më jep një qese, të jap një trastë

Shqipëria

Lëvizja e zgjuar e Bashkisë së kryeqytetit: Më jep një qese, të jap një trastë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Bashkia e Tiranës ka ndërrmarë një nismë për ndërgjegjësimin e qytetarëve të kryeqytetit në përdorimin sa më efikas të resurseve e kryesisht në lënien e qeseve plastike dhe zëvendësimin e tyre me trasta shumëpërdorimëshe.

Pavarësisht se duket si një “rikthim” në kohën e komunizmit, kjo nismë merret për të ulur në minimum ndotjen masive që shkaktohet nga përdorimi i qeseve plastike.

Të rinj vullnetarë kanë nisur tashmë punën tek Pazari i Ri. Të gjitha zonjat që mbajnë një qese në dorë, mund ta shkëmbejnë atë me një trastë, e cila është mundësuar nga AADF.

Më 28 mars 2017, Bashkia Tiranë bashkë me disa nga administratorët e supermarketeve kryesore të Tiranës, nënshkruan marrëveshjen e parë për ofrimin e qeseve plastike me pagesë, e cila u vu në zbatim më datë 3 prill 2017. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me prodhuesit e bukës dhe pastiçeritë në kryeqytet.

Nga të dhënat e marra nga supermarketet si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit, reduktimi i përdorimit të qeseve plastike ka rënë në masën 60%. Heqja e qeseve nga përdorimi ne furrat e bukës nëpërmjet kësaj marrëveshje do reduktojë 1 milion të tilla në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat