Ish- ministri Tahiri ndalohet të largohet nga Shqipëria, provat e reja implikojnë edhe bashkëshorten

Shqipëria

Ish- ministri Tahiri ndalohet të largohet nga Shqipëria, provat e reja implikojnë edhe bashkëshorten

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:50
Ish- ministri Tahiri ndalohet të largohet nga Shqipëria, provat e reja implikojnë edhe bashkëshorten

Pas një kohë “heshtje” dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me dosjen “Habilaj” dhe implikimin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ndalimin e këtij të fundit për tu largua jashtë vendit.

Kohë më parë prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit heqjen e mandatit të deputetit dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, por ligjvënësit e PS-së, votuan vetëm për hetim.

Tahiti akuzohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, i cili udhëhiqej grupi i Vlorës, Habilaj të njohur si kushërinj të ish- ministrit.

Ndërkohë burime nga prokuroria thanë për “Report” se në whatsapp-in e biznesmenit Sota u gjetën sms me gruan e Tahirit.

Orest Sota bisedon me gruan e Tahirit për tenderë në MB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat