Deklarata e fortë e Lu: Jepini fund epokës ku prokurori mbron politikanët e korruptuar

Shqipëria

Deklarata e fortë e Lu: Jepini fund epokës ku prokurori mbron politikanët e korruptuar

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 11:01
Donald Lu

Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu ka folur hapur në lidhje me çështjen e nxehtë të zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm që ka futur në përplasje ballore maxhorancën dhe opozitën.

Donald Lu është shprehur se SHBA i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të gjetur një zëvendësues të postit që mban Adriatik Llalla, mandati i të cilit ka përfunduar më 7 dhjetor.

Nuk mund të vijohet më, tha Lu, që në Shqipëri të zgjidhet një prokuror që mbron politikanët e korruptuar.

Por Donald Lu duket se nuk i ka kursyer dhe kritikat e hapura ndaj Adriatik Llallës, duke thënë se në Shqipëri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht.

"Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Misionet e vettingut kanë punuar shumë... shqiptarë presin me padurim për drejtësinë dhe politkanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma ka vdekur.. ajo nuk ka vdekur, por mundësi që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.

Sistemi i vjetër mbronte njerëzit me pushtet dhe pasuri... sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Evropë.

I kemi bërë thirje qeverisë dhe opozitës për të punuar së bashku për të gjetur një zëvendësues për prokurorin e përgjithsmë të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar më 7 dhjetor.

Të dyja palët duhet ti japin fund epokës kur prokurori i përgjithshëm mbron politikanët e korruptuar."-tha Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat