Lu kërkoi zgjidhje, Rama sërish ftesë Bashës: Koha të vësh drejtësinë përpara frikës

Shqipëria

Lu kërkoi zgjidhje, Rama sërish ftesë Bashës: Koha të vësh drejtësinë përpara frikës

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 12:24
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Pak minuta pasi Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu tha se i ka kërkuar maxhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e nxehtë të Prokurorit të Përgjithshëm, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social, kreu i qeverisë i ka bërë sërish ftesë për bashkëpunim liderit të opozitës Lulzim Basha, por ndryshe nga herët e tjera Rama ka thumbuar duke thënë se ka ardhur koha për Bashën që të vërë drejtësinë mbi frikën që ka nga vetë kjo drejtësi.

“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë nê BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme”- shkruan Rama.

Këtë të martë përfundon dhe afati i garës për të zgjedhur kryeprokurorin e përgjithshëm, nismë e kryer vetëm nga aksioni politik i maxhorancës, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në këtë çështje dhe këmbëngul në zbatimin e Kushtetutës së vendit e cila saktëson se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me votë të cilësuar dhe me propozim nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një organ i ri i drejtësësi, ende i paformuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat