Manjani i përgjigjet LU-së: Ja dokumenti që tregon se reforma ka vdekur

Shqipëria

Manjani i përgjigjet LU-së: Ja dokumenti që tregon se reforma ka vdekur

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:33
Ylli Manjani

Paraditen e sotme ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh se ata politikanë që besojnë se reforma në Drejtësi ka vdekur, e kanë gabim.

Në përgjigje të ambasadorit Lu, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se ka qenë insistimi i tyre për përfshirjen e shoqërisë civile në KLP, por sot s’ka asnjë kandidaturë.

‘Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje!

Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë institimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë.

Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!’, shkruan Ylli Manjani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat