“Bllokimi” i Tahirit, flet avokati Maks Haxhia: Nuk ka asnjë provë të re, kërkesë qesharake!

Shqipëria

“Bllokimi” i Tahirit, flet avokati Maks Haxhia: Nuk ka asnjë provë të re, kërkesë qesharake!

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Maks Haxhia

Pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i bllokuar pasaportën Saimir Tahirit dhe kësisoj mundësinë për të udhëtuar jashtë territorit të vendit, ka ardhur dhe reagimi i parë nga pala mbrojtëse e ish Ministrit të Brendshëm.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket si “kofini pas të vjelave”. Haxhia e ka cilësuar si qesharak këtë vendin të marrë nga Gjykata, duke shtuar se në argumentat e Prokurorisë nuk ka asgjë të re.

“Sot në zyrë gjeta vendime gjykatës që e ka marrë në dhomën e këshillimit, ndalimin e klientit tim për të dalë jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata të iniciojë apo të marrë masa për këtë masë të re sigurie. Kjo është qesharakja e kërkesës dhe vendimit që mbahet si kofini pas të vjelave. Si shërben hetimit për t’i dalë çështjes deri në fund. Patjetër që Tahiri do shkoj në seancë. Do kundërshtojmë këtë vendim që është i pabazuar në ligj. Ka një argument ketë të vetëm që kjo masë nuk përshtatet me hetimin. Kjo masë erdhi sot dhe aj pasi të depozitohet, do merret pasaporta”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat