Pas sherrit me Jemin Gjanën, Mezini: PD-ja ime mos qofsh kurrë si sot

Shqipëria

Pas sherrit me Jemin Gjanën, Mezini: PD-ja ime mos qofsh kurrë si sot

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:36
Valbona Mezini

Anëtarja e PD-së, Valbona Mezini, e cila kujtohet për sherrin me Jemin Gjanën brenda kryesisë së partisë reagon në lidhje me 27 vjetorin e partisë.

Ajo uron që partia mos jetë kurrë si sot në këtë 27 vjetor, pa dialog, pa vullnet palësh, pa fitore, pa vizion e pa punë përballë një qeverie sorrash grabitqare!!

Sot ne Partinë Demokratike si asnjëherë më parë ka dy qasje sjelljesh. Ata që mendojnë: oh sa mirë që e kam mirë me kryetarin deri në vdekje edhe kur na mungon alternativa dhe ata që mendojnë se alternativat e shëndoshjes së partisë janë të shumta dhe nuk i ka në dorë një njeri i vetëm. Duhet tryezë e gjerë mes demokratësh për të konkluduar se cila alternativë është probabile.

Të parët, së shumti interesin e kanë tek vetja ngjajnë me gavetën e ushtarit, e kanë shtrirë para kryetarit e presin t’u hedhë një garuzhde. Të dytët janë largpamës, sakrifikojnë edhe veten politikisht për t’i treguar Nastradinit se i ka hipur gomarit mbrapsht e nuk e sheh dot rrugën.

Ndaj sot e them me shpirt, PD -ja ime u bëfsh mijëra vjeçe, u ndriçofsh nga mendimi i lirë dhe qëllimet hyjnore por kurrë mos qofsh si sot në këtë 27 vjetor, pa dialog, pa vullnet palësh, pa fitore, pa vizion e pa punë përballë një qeverie sorrash grabitqare!!

Pa njerëz kurrë nuk ke qenë e nuk je, por mungon kjo dëshira për t’u ulur “elefantët”, të zgjedhin alternativën që t’i nxjerrin demokratët tradicional nga shpia e të të japin ty fitoren e merituar dhe vendit t’i rikthejnë shpresën. Qofsh më mirë mot!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat