Bllokimi i pasaportës së Saimir Tahirit, ja si e komenton ministri italian

Shqipëria

Bllokimi i pasaportës së Saimir Tahirit, ja si e komenton ministri italian

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:40
Saimir Tahiri

Me kërkesë të Prokurorisë, gjatë ditës së sotme gjykata vendosi bllokimin e pasaportave të ish- ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri.

Për këtë temë u pyet edhe ministri i Drejtësisë italiane Andrea Orlando.

Ai vlerësoi bashkëpunimin mes palëve, por nuk dha informacione të detajuara në lidhje me hetimet.

“Nuk komentoj vendimet e magjistraturës italiane dhe aq më pak të asaj shqiptare.

Detyra jonë është të ofrojmë mbështetje, por nuk mund të bëjmë punën e tyre

Shkëmbimi i informacionit dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve për këto tema është shumë i mirë.

I vetmi problem është mungesa e të pandehurve”, tha ministri italian Orlando.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat