“Rama po cakton kryeprokurorin, do pezullohen prokurorët që hetojnë dosjet e nxehta”

Shqipëria

“Rama po cakton kryeprokurorin, do pezullohen prokurorët që hetojnë dosjet e nxehta”

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:08
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ngriti edhe një herë alarmin se kryeministri Edi Rama jo vetëm po e kap “drejtësinë” por po e bën Reformën në Drejtësi.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve thekson përmes një deklarate në faqen e tij në “Facebook” se Rama po shkel Kushtetutën duke caktuar kryeprokurorin me 36 votat e deputetëve të tij, me qëllim pezullimin e prokurorëve që hetojnë dosjet e nxehta.

Reagimi i Oerd Bylykbashit në “Facebook”:

Ramës i duhet pak prokurori, se ashtu është një punë…

Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. SPAK është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit.

Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë Prokurorët e Krimeve të Rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktoje ata që do Kryeministri.

Dhe pastaj ka sharlatanë që thonë se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat