Donald Lu i përgjigjet Vasilit: Reforma në drejtësi s’ka vdekur, politikanët kanë frikë - Bota Sot
Donald Lu i përgjigjet Vasilit: Reforma në drejtësi s’ka vdekur, politikanët kanë frikë

Shqipëria

E enjte, 26 prill 2018

Donald Lu i përgjigjet Vasilit: Reforma në drejtësi s’ka vdekur, politikanët kanë frikë

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:09
Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu i është kundërpërgjigjur sot kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili deklaroi se “Reforma në Drejtësi ka vdekur”.

Në deklaratën e bërë sot Donald Lu shprehet: “Luftoj për reformën në drejtësi pasi është një përparësi e madhe për presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit. Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar. Komisionet e vettingun dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë. Së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera në drejtësi, përfshi SPAK dhe BKH.

Shqiptarët presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë se “reforma në drejtësi ka vdekur”. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e rëndësishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur.

Sistemi i vjetër i drejtësisë i mbronte njerëzit e shtetit me pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik. Sistemi i ri nuk mund të ketë një prokuror të përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht”.

Ndërkaq kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, do të deklaronte se:  “ Komisioni i ligjeve asgjëson 140 votat e kuvendit, që i vunë vulën Reformës në Drejtësi natën e 21-22 korrikut 2016. Reforma vdiq, rroftë reforma”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test