Marrëveshje Shqipëri-Itali, ja çfarë parashikohet për pasuritë e paligjshme

Shqipëria

Marrëveshje Shqipëri-Itali, ja çfarë parashikohet për pasuritë e paligjshme

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur sot në Tiranë, një memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë.

Veç të tjerave në marrëveshje parashikohet zbatimi i vendimeve të gjykatave të huaja për sekuestrim dhe konfiskim të pasurive të paligjshme.

Marrëveshja mes dy ministrive të drejtësisë konsiston në një bashkëpunim më të mirë në drejtim të Reformës në Drejtësi, si një ndër më të rëndësishmet miratuar në këto 27 vjet.

Të tjera pika që janë pjesë e marrëveshjes janë reforma në burgje në drejtim të kapacitetit të personelit dhe dhënia e mbështetjes financiare dhe logjistike për ngritjen e një institucioni të ri të ekzekutimit të vendimeve penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat