Vokshi: As Fidel Kastro s’ka ushtruar këtë lloj gjuhe urrejtje që përdor Rama ndaj gazetarëve

Shqipëria

Vokshi: As Fidel Kastro s’ka ushtruar këtë lloj gjuhe urrejtje që përdor Rama ndaj gazetarëve

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:29
Albana Vokshi dhe Edi Rama

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias Albana Vokshi dënoi gjuhën e urrejtjes së Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.

Në një aktivitet të organizuar nga OSBE ajo u shpreh se as Fidel Kastro nuk ka ushtruar këtë gjuhë dhune kundër gazetarëve si Edi Rama!

“Ndaj sot dua të shpreh me shqetësim të madh të agresionin të paprecedentë të kreut të qeverisë ndaj mediave, të cilat ai i quan media “kazani” dhe sidomos ndaj gazetarëve për të cilët nuk kursen një lumë sharjesh apo fyerjesh.

As Fidel Kastro në regjimin e tij nuk ka ushtruar këtë lloj gjuhe dhune, urrejtje ndaj gazetarëve. Ndaj unë mendoj të gjithë ne, pa përjashtim, të gjithë shoqatat e gazetarëve dhe faktori ndërkombëtar nuk duhet të heshtim”, u shpreh Vokshi

Vokshi kërkoi edhe hartimin e një pakete ligjore, e cila të ketë në fokus mbrojtjen e statusit të gazetarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat