Për pak orë mbyllen aplikimet për kryeprokuror, zyrtarizohen edhe dy kandidatura

Shqipëria

Për pak orë mbyllen aplikimet për kryeprokuror, zyrtarizohen edhe dy kandidatura

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:36
Prokuroria e Përgjithshme

Ndërkohë që ka mbetur më pak se 3 orë nga mbyllja e procesit të aplikimeve për kryeprokuror, është zyrtarizuar kandidatura e katërt dhe e pestë.

Mësohet se ai është Besnik Muçi, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka dorëzuar sot aplikimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë emri i pestë që ka depozituar aplikimin është prokurori Granit Shahu.

Më herët sot ishte Arqile Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme zyrtarizoi kandidaturën.
Ndërkaq dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku. Sot në orën 18:00 mbyllen aplikimet për Prokuror të Përkohshëm.

Prokurori i ri pritet ta ushtrojë detyrën deri sa organet e dala nga Vettingu të përzgjedhin një emër tjetër.

Procesi është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, pasi PD akuzon kryeministrin Rama se po synon të kapë kreun e organit të akuzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat