Humbi jetën në krye të detyrës/ Rama dekoron elektricistin Sabri Vlinga

Shqipëria

Humbi jetën në krye të detyrës/ Rama dekoron elektricistin Sabri Vlinga

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga vizita

Kryeministri Edi Rama, ka dekoruar me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit, të rënin në krye të detyrës, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë motit të keq, teksa po punonte për riparimin e një defekti me energjinë elektrike.

Këtë fakt, e ka bërë publik vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Nderim me medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit për të rënin në krye të detyrës, specialist i dalluar i OSHEE-s, babai i dy fëmijëve, Sabri Vlinga, i cili humbi jetën gjatë punës për përballimin e fatkeqësisë natyrore të fillim dhjetorit [????] ”.

Në përmbyllje të postimit të tij Rama shkruan se “OSHEE do të mbështesë financiarisht familjen dhe mbulojë shkollimin e vajzës studente deri në diplomimin e saj.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat