Mbyllen aplikimet për Kryeprokuror, ja kush janë 7 kandidatët

Shqipëria

Mbyllen aplikimet për Kryeprokuror, ja kush janë 7 kandidatët

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:24
Prokuroria e Përgjithshme

Ka përfunduar afati për aplikim për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, dhe kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin janë shtatë.

Kandidatët janë Ferdinand Elezi, Besnik Muçi, Arta Marku, Granit Shahu, Arqile Koçi, Emira Tafani si dhe Artur Selmani.

Ferdinand Elezi është kandidatura e parë që zyrtarizoi kandidimin për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm duke dorëzuar dokumentacionin në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat