Të shtëna me armë zjarri në Orikum, Policia jep detaje mbi ngjarjen

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Orikum, Policia jep detaje mbi ngjarjen

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:40
Policia e Shtetit

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur sot rreth orës 17:20 në Orikum, ku pati të shtëna me armë zjarri.

Raportohet se dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili po qëndronte në rrugë.

Njoftimi i plotë

Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :
Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat