Nesër seanca dëgjimore për kryeprokurorin. A do të marrë pjesë PD-ja?

Shqipëria

Nesër seanca dëgjimore për kryeprokurorin. A do të marrë pjesë PD-ja?

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:54
Arkiv

Ditën e nesërme pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për kryeprokurorin e ri, pasi sot përfundoi procesi i aplikimeve, ku 7 kandidatë u përfshinë në garë.

Mësohet se seanca e nesërme dëgjimore do të bojkotohet nga Partia Demokratike, e cila prej ditësh ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrin Rama, se po kërkon të kapë Prokurorinë.

Pasditen e sotme ora 18:00, është mbyllur procesi i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Zyrtarisht janë regjistruar 7 kandidatë në garën për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Kryeprokurorit.

Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën. Dje ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë.

Kandidatët për Kryeprokuror janë: Ferdinand Elezi, Arta Marku, Besnik Muçi, Arqile Koça, Granit Shahu, Ermira Tafani, dhe Artur Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat