Lobimi, kontratat e PD shkaktojnë debate në KQZ

Shqipëria

Lobimi, kontratat e PD shkaktojnë debate në KQZ

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:06
Klement Zguri dhe Denar Biba

Administrata e KQZ-së propozoi që për kontratat e Partisë Demokratike për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i liheshin 10 ditë kohë kësaj force politike për të dorëzuar dokumentet. Ky propozim shkaktoi debate të forta.

“Tentativa për t’i dhënë 10 ditë kohë Partisë Demokratike është një tentativë për të rifutur në ligjshmëri, në kundërshtim me ligjin, këtë subjekt thyes të ligjit për deklarimin e shpenzimeve dhe KQZ nuk mund të bjerë në këtë lloj niveli, që t’i bëjë avokatinë Partisë Demokratike”, tha Denar Biba, përfaqësues i socialistëve në KQZ.

“Afat prej 10 ditësh për të pasur përgjigje korrekte dhe pozitive për këtë gjë. Ligji vet e kërkon, nuk është rivendosje në afat dhe mos abuzo kështu. Ti do të shfrysh në mënyrë të pakuptimshme, prandaj thashë që administrata të shpjegojë. Nuk e shikoj si rivendosje në afat në mënyrë absolute”, tha Klement Zguri, kreu i KQZ-së.

Në fund të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së nuk morën një vendim që lidhej me kontratat e lobimit të PD-së. Prokuroria ka nisur një verifikim për këtë çështje. Kurse KQZ-ja, pas auditimeve dhe nisur edhe nga mangësitë në dokumentacion për shpenzimet e partive gjatë fushatës zgjedhore, gjobiti 7 parti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat