Dështimi me KLP-në, Shoqëria Civile: Pse skualifikohen kandidatët tanë…

Shqipëria

Dështimi me KLP-në, Shoqëria Civile: Pse skualifikohen kandidatët tanë…

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:24
Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Komisioni “ad hoc” i Shoqërisë Civile shpjegoi se e ka pasur të pamundur t’i përcjellë Kuvendit listën me së paku 3 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kjo, për shkak se, edhe pas 5 thirrjeve publike të bëra, këta kandidatë nuk përmbushin kriteret e caktuara ligjore.

Në një njoftim për mediet thuhet se, që nga shkurti i këtij viti janë paraqitur 11 kandidatura, nga të cilat 10 janë skualifikuar për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore.

Mospërmbushja e kriterit “15 vite përvojë pune në profesion si jurist” është – sipas këtij komisioni, – një ndër faktorët kyç që ka prodhuar situatën aktuale me kandidaturat për KLP-në të ardhura nga Shoqëria Civile.

Thirrja e gjashtë publike ka përfunduar më 30 nëntor, e ky komision është në pritje të përmbushjes së afateve ligjore dhe procedurave nga Avokati i Popullit, që të shqyrtojë 5 kandidaturat e reja, për të përfunduar procesin brenda muajit dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat