Bllokimi i pasaportës së Tahirit, zbulohet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Shqipëria

Bllokimi i pasaportës së Tahirit, zbulohet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:42
Saimir Tahiri

Pas bllokimit të pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është publikuar edhe vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda mbi vendimin në fjalë.

Në vendim thuhet se ish-ministrit i është bllokuar pasaporta pasi ka dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga vendi si dhe të kryejë vepra penale.

Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se të dhënat e marra nga përgjimet e Habilajve dhe sasia e eurove të gjetura në mjetin e biznesmenit Orest Sota, çmohen nga gjykata si të afta për të provuar dyshimet e përfshirjes së shtetasit nën hetim Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

“Të dhënat e marra nga sistemi TIMS japin njoftime për njohjen midis shtetasit në hetim Saimir Tahiri e ish-shoferit të tij, Gentian Çeka, me shtetasin Orest Sota dhe familjarët e këtij të fundit, për shkak të disa udhëtimeve jashtë shtetit, me automjete të njëjta”, thuhet në njoftim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat