Meta: Ja pse s'mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës

Shqipëria

Meta: Ja pse s'mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 09:02
Meta, ka marrë pjesë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Finlandës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së Finlandës. Meta, duke shprehur një konsideratë të lartë për këtë vend, ka shpërndarë një foto në Facebook, të cilën e ka komentuar me këto fjalë:

"Finlanda, ky vend i bukur falë njerëzve të sakrificës, patriotizmit, punës, dashurisë, tolerancës e bashkëpunimit, ka arritur në 100 vjet të jetë vend lider për mjedisin e gjelbërimin, demokracinë e të drejtat e njeriut, inovacionin e teknologjinë, falë investimit për edukimin e fëmijëve dhe rinisë. Ndaj s'mund të mungoja mbrëmë në Festën e Finlandës nga e cila duhet të mësojmë më shumë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat