Sherr në Gramsh, babë e bir dhunojnë kushëririn

Shqipëria

Sherr në Gramsh, babë e bir dhunojnë kushëririn

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:49
Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit vuri në pranga dy persona, babë e bir pasi akuzohen për dhunë në familje.

Pas një konflikti pronësie kanë dhunuar fizikisht nipin dhe djalin e xhaxhait.

Islam Xhelo, 57 vjeç dhe djali i tij 32-vjeçar, Taulanti, për motive pronësie kanë goditur me sende të forta A. XH., 37 vjeç, nipi dhe djali i xhaxhait, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat