Kamioni i shqiptarit i merr jetën një të riu, aksident i rëndë në Greqi

Shqipëria

Kamioni i shqiptarit i merr jetën një të riu, aksident i rëndë në Greqi

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Një aksident automobilistik në Janinë të Greqisë ka rezultuar fatal për një 28 vjeçar pakistanez, i cili është përplasur me një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar në autostradën Janinë- Arta dhe sipas medias lokale, përplasja ka sjellë vdekjen e të riut nga Pakistani.

Si pasojë e përplasjes së makinës me kamionin që drejtohej nga shqiptari, ka mbetur po ashtu i plagosur dhe pasagjeri i veturës, një 25 vjeçar po nga Pakistani.

Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptarit. 48 vjeçari është shoqëruar nga autoritetet në komisariat, ndërsa kanë tashmë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe fajtorin e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat