Basha për kryeprokurorin: Po dhunohet ligji themelor, emërimi i përcaktuar qartë në Kushtetutë

Shqipëria

Basha për kryeprokurorin: Po dhunohet ligji themelor, emërimi i përcaktuar qartë në Kushtetutë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 11:32
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët është duke folur për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Sipas tij, është duke u bërë dhunimi i qëllimshëm i kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas Bashës, mënyra se si po kërkohet të zgjidhet kryeprokurori është dhunimi i qartë. Sipas tij, qëllimisht Reforma në Drejtësi u blindua në Kushtetutë për të mos lejuar emërimet politike.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Nga KLP dhe në Kuvend me tre të pestat e votave mund të zgjedhë kryeprokurorin e ri.

Këto janë përcaktime të prera kushtetuese që nuk mund ti prekë askush. Sot nuk kemi zgjedhje të zgjedhje prokurori por të dhunimit të qëllimshëm të Kushtetutës dhe të Prokurorit të Përgjithshëm

Tani dua të bëj një përmbledhje të gjendjes ku jemi, duke nisur nga se cili ishte qëllimi i Reformës në drejtësi:

I pari, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit nëpërmjet vetingut, procesi kushtetues i pastrimit të drejtësisë.

Qëllimi numër dy: pavarësia e drejtësisë nga politika, nga partitë politike, pra ndalimi i emërimeve politike për të krijuar institucione të pavarura.

Reforma në drejtësi u blindua me qëllim në Kushtetutë për ta mbrojtur nga kujtdo që mund t’i prishej mendja. Kaq shumë u mishërua në Kushtetutë aq sa është ndryshuar 1/3 e Kushtetutës. Reformë në drejtësi jashtë kushtetutës nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Do t’ju citoj shkurt edhe nenet kryesore të Kushtetutës për të shpërndarë mjegullnajën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat