Miratohen shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Shqipëria

Miratohen shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Qeveria ka miratuar shpërblimet e fundvitit për kategoritë shoqërore si dhe për ushtarakët dhe efektivët e policisë që përballuan situatën e përmbytjeve.

Bëhet fjalë për një fond prej 2 miliardë e 253 milionë lekë për shpërblimet e fundvitit që do të ndahen në kategoritë që bëri të ditura ministrja Ogerta Manastirliu.

20 mijë lekë të vjetra shpërblim
79.370 përfitues me ndihmë ekonomike.
67.311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar.

30 mijë lekë të vjetra shpërblim
498.242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperative bujqësore. 
981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. 
11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. 
3.037 persona pension pleqërie për minatorët, 
2.250 persona që nuk përfitojnë pension po shërbim financiar si veteranët.

“Fondi 63 milionë e 300 mijë lekë në shenjë mirnëjohje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe Policisë së Shtetit që u përfshinë në operacioni e jashtëzakonshëm që përballuan një emergjencë të rrezikshme në vecanti për ata që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim, të cilët u angazhuan në situatën e përmbytjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat