Takimi, Vlahutin në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj

Shqipëria

Takimi, Vlahutin në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Romana Vlahutin dhe Fatmir Xhafaj

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin po zhvillon një takim në këto momente me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Nuk dihet ende fokusi i bisedës së këtij takimi mes Xhafajt dhe Vlahutin.

Takimi vjen në një kohë kur politika është mbërthyer nga polemika të ashpra sa i takon zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm. Si SHBA ashtu edhe BE përmes përfaqësuesve të tyre në Tiranë kanë shprehur se Kuvendi duhet të veprojë sipas Kushtetutës, për të zgjedhur pasuesin e Adriatik Llallës i cili do qëndrojë në detyrë me një mandat të përkohshëm.

Ndërsa nga ana tjetër, opozita pretendon se Llalla duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri nga KLP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat