Kuvendi nis seancën dëgjimore për Kryeprokurorin, opozita bojkoton procesin

Shqipëria

Kuvendi nis seancën dëgjimore për Kryeprokurorin, opozita bojkoton procesin

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 15:42
Komisioni i Ligjeve

Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat dëgjimore me 7 kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm.

Në mbledhje janë paraqitur vetëm deputetët e maxhorances, ndersa opozita, ashtu siç ka deklaruar e ka bojkotuar procesin.

Edhe PDIU ka bojkotuar procesin.

Në përfundim të afatit pesë ditor të lënë nga Kuvendi, kanë depozituar kërkesën për të kandiduar:

Ferdinand Elezi

Artur Selmani

Ermira Tafani

Granit Shahu

Besnik Muçi

Arqile Koçiaj

Arta Marku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat