Kandidatja për kryeprokurore: Emërimet, jo sipas meritave. Prokurorët janë të demotivuar

Shqipëria

Kandidatja për kryeprokurore: Emërimet, jo sipas meritave. Prokurorët janë të demotivuar

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:33
Kandidatët

(E plotësuar) - Kandidatja për Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku shpalosi platformën e saj në seancën dëgjimore për përzgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës.

Duke folur para deputetëve, Marku bëri një përshkrim të shkurtër të arsimimit të saj dhe deklaroi se plotëson të gjitha kushtet për detyrën në fjalë.

“Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe Magjistraturën. Kam marrë vlerësime maksimale në të gjitha vitet që janë vlerësuar prokurorët. Plotësoj të gjitha kushtet për postin, ndaj marr pjesë në këtë garë”, u shpreh ajo.

Prokurorja dha edhe një mendim të sajin mbi situatën në të cilën ndodhen prokurorët.

“Sot prokurorët janë të hutuar nga pavarësia që u ka dhënë Kushtetuta. Prokurorët janë të demotivuar pasi emërimet nuk kanë lidhje me meritat”, deklaroi ajo.

Zgjedhja e kryeprokurorit, nis në Kuvend dëgjesa për 7 kandidatët

Kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm kanë nisur seancën dëgjimore në Kuvend

Deputetet e opozitës, ata të Partisë Demokratike dhe të LSI-së, por edhe të PDIU-së, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancë.

Lulzim Basha e quajti antikushtetues procesin dhe i bëri thirrje kryeministrit që të tërhiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat