Tabaku: Prokurimet publike janë turpi i kësaj qeverie, 1 në 3 tendera janë pa garë

Shqipëria

Tabaku: Prokurimet publike janë turpi i kësaj qeverie, 1 në 3 tendera janë pa garë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:17
Jorida Tabaku

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, denoncoi sot në komision procesin farsë të përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.

Në një status në Facebook, ajo shpjegoi qëndrimin e Partisë Demokratike pse procesi është kundër standardit të BE, pse kandidatët janë klientelistë dhe pse cilësia e tyre është e ulët.

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

“Prokurimet publike, turpi i kësaj qeverie!

A e dini se nga 33.618 procedura prokurimi 9613 procedura ose 28,5% të procedurave janë procedura me negocim pa shpallje? Kush mban përgjegjësi për këtë që 1 në 3 tendera janë pa garë e ato që janë me garë i janë me garë totalisht fiktive? Unë sot e pashë se kush ishte përfshirë në këtë proces, e pashë se cdo vendim merrej nga individë që nuk kanë asnjë meritë tjetër përvec lidhjeve politike e asnjë ditë pune tjetër në asnjë institucion përveç atyre në Komisionin e Prokurimit Publik.
Sot komisioni i Ekonomisë pati një dëgjesë me kandidatët për Komisionerë dhe Kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik. Ligji i prokurimit publik ndryshoi për t’u përshtatur me BE dhe një nga kërkesat kryesore ishte rritja e pavarësisë së Komisionit të Prokurimit Publik duke i dhënë rol Parlamentit në përzgjedhjen e kandidatëve. I gjithë procesi që u zhvillua përvecse është një farsë, por tregoi dhe fytyrën e vërtetë të Komisionit të Prokurimeve Publike:

– Nga 10 kandidatë që konkuruan, 5 ishin kryetar/zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të Komisioni të Prokurimit Publik duke e bërë totalisht të pavlefshme kërkesën për pavarësi të këtij institucioni.
– Cilësia e kandidatëve linte për të dëshiruar, kur kryetar/ zëvendës kryetar dhe anëtarë aktualë të komisionit nuk njihnin ligjin, procedurat, rregulloren nuk mbanin përgjegjësi për vendimet, nuk i kujtoheshin asgjë nga vendimarrja e tyre në detyrë.
– Vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik janë të gjitha të njëjta me ato të enteve prokuruese. Sic pohoi një nga kandidatët në 99 përqind të rasteve nuk ndryshohet vendimi pavarësisht ankimimit.
– Në disa vendime të cilat u cituan nga opozita brenda të njëjtit vendim kishte dy qëndrime të ndryshme për të njëjtën cështje.
– Vendimet ishin qartësisht klienteliste. Zëvendëskryetarit në detyrë nuk i kujtohej se pse ndryshuan vendimin psh për Koncesionin e Rrugës së Kombit, ku u përzgjodh garuesi i dytë me ofertë më të pavaforshme ekonomike.

I gjithë procesi sot ishte një farsë, pak a shumë i njëjtë me procesin e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm (PPP), ose si cdo proces tjetër që zhvillon kjo qeveri.
Lufta ndaj korrupsionit është një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie. Për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik që, fatkeqësisht, mungon. Këto po na largojnë nga BE, vendimet, veprimet e vullneti i kësaj qeverie”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat