Meta mesazh Stoltenberg: Shqipëria iu mbështet në misionin tuaj përballë sfidave globale

Shqipëria

Meta mesazh Stoltenberg: Shqipëria iu mbështet në misionin tuaj përballë sfidave globale

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:47
Jens Stoltenberg

Kreu i shtetit ka uruar sekretarin e përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg për zgjatën e mandatit të tij në këtë post.

Nëpërmjet në mesazhi në profilin e tij në facebook, Meta i shpreh mbështetjen e plotë të Shqipërisë në misionin e rëndësishëm, atë të drejtimit të Aleancës përballë sfidave globale.

"Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale", shkruan Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat