Shpërblimi për pensionistët/ Qytetarët i turren kryeministrit. Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria

Shpërblimi për pensionistët/ Qytetarët i turren kryeministrit. Ja si përgjigjet Rama

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:44
Edi Rama

Pas vendimit të qeverisë për të shpërblyer në fundvit pensionistët disa qytetarë kanë kritikuar kryeministrin për shumën e përcaktuar prej 30 mijë lekësh të vjetra.

Ata i shkruajnë në “Facebook” dhe e pyesin se çfarë do bëjnë me aq para pensionistët.

Por Rama i thotë të pyesë pensionistët nëse e mirëpresin këtë mbështetje.

REPLIKAT:

Komentues 1: Po ca shpërblimi mo nga 20 apo 30 mijë lekë të qelbëta këtë e quani shpërblim ju…aaa mjerë ne thuaj po ju e keni në terezi.

Edi Rama: Mëso shqip njëherë dhe pastaj shko pyeti pensionistet a e mirëpresin këtë mbështetje apo e mendojnë si ty që mendjen e paske nxjerrë në pension krejt?

Komentues 2: Po shpërblim i mirë për pensionistët 20 mijë lekë e çfarë do bëjnë me aq lekë pensionistët bravo për qeverinë.

Edi Rama: Jo 20 po 30 dhe se çfarë do bëjnë me to lërua atyre se s’kanë mendjen tënde që ta ka mpirë Kristali dhe as vrasin kohën duke sharë në fejsbuk si puna jote!

Komentues 3: Një pensionist do marrë 2 mijë lekë të vjetra kurse deputeti do marrë 100 mijë lekë, ke bërë rritje të madhe, çfarë do marrin pensionistët me atë 2 mijë lekësh, ishte gropë Shqipëria. Po ti è hudhe edhe me poshtë, bravo 

Edi Rama: Kur ke veshe dhe nuk do të dëgjosh është hall shumë i madh që s’ta zgjidh dot askush! Jo 2 mijë lekë të vjetra po 30 mijë o Çarl që edhe emrin e ke zgjedh me e ia vu vetes pa e pas menien

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat