Myftaraj: Biznesmeni i ujit që i del emri te përgjimet italiane

Shqipëria

Myftaraj: Biznesmeni i ujit që i del emri te përgjimet italiane

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 20:23
Kastriot Myftaraj

Kastriot Myftaraj kishte në vëmendje të emisionit të tij përgjimet italiane në Shqipëri për trafikun e drogës. Sipas tij në këto përgjime përmendet edhe emri i një biznesmeni të ujit.

Myftaraj nuk përmendi emra, por tha që është një biznesme që ka vilë në bregdetin e jugut dhe këtë vile e kishte vënë në shërbim të trafikantëve.

Myftaraj: Policia italiane, shërbimet e specializuara italiane që kanë kryer përgjime për trafikun e narkotikëve në Shqipëri kanë përdorur një metode të cilën e përshkruan Roberto Savjano në librin e tij “Zero”. Kjo medotë është përdorur edhe në publikimin e përgjimeve që kanë bërë shërbimet italiane në median shqiptare. Pse të bëni përshtyje se janë publikuar në median shqiptare dhe jo italiane, është domethënese dhe kjo.

Një nga këto copëza që ilustron këtë ide të Savjanos është se në qindra faqesh përgjime ka shumë gjera  të koduar që duhen zbërthyer , ato janë një minierë.

Një nga këto copëza është kur thuhet për një biznesmen të ujit , tregtar të ujit të pijshëm, vila e të cilit ishtë bërë baza e trafikantëve të drogës.

Këto janë rebuse që duhen zbuluar. Italianët i kanë   të gjitha të dhënat por përdorin atë metodën që thotë Savjano: Ta hedhim në qarkullim dhe të shohim kush do lëvizë.

Kur një polici shumë e specializuar dhe këtu kemi të bëjmë me një bashkëpunim të policisë italiane, greke. Pra këto polici të specializuara kur publikojnë informacione të tilla nënkuptohet se i kanë siguruar të gjitha provat dhe nuk kanë nevojë as të kryejnë as një kapje në flagrancë , pra një kontroll të befasishëm mbi bazën e përgjimeve për të kapur sasi të madhe droge në këtë bazë.

Ajo që të bën përshtypje është mungesa e investigimit të mediave shqiptare, të atyre që njihen gazetarë investigativë. Pra heshin sepse nuk kanë asnjë jo  burim, por nuk kanë asnjë nxitje që dikush të thotë, folë për këtë, pra flasim me urdhër.  

Por është interesante sepse bëhet fjalë për një biznesmen të madh nga sa kuptohet. Sa ka qenë ky i vetëdishëm, si është bërë kjo punë  është një gjë që do të dalë. Kur them sa ka qenë i vetëdishëm  kam parasysh atë që mund ta quajmë prezumim i pafajësisë.  Kur e ke vilën e ke lënë në dorë të trafikantëve kuptohet  se cilado gjykatë do ta quajë këtë një veprim në keqbesim të atyre e  kishin marrë.

E përzgjidha këtë detaj nga përgjimet për të treguar se çfarë minierë e arit në kuptimin e provave kriminale fshihet në ato përgjime, në ato faqe që po dalin në vazhdim. Kush ka sy ti vlerësojë ato përgjime e kupton se bëhet fjalë për disa fshatarë nga Babica  apo qoftë edhe për ish ministrin e Brendshëm i cili tani qartazi është implikuar me këto të dhënat e fundit që kanë dalë, por këtu bëhet fjalë për një pjesë të rëndësishme te elitës politike dhe ekonomike të vendit. Është më e thellë, është një lloj elite hibride e krimit, e politikës, e biznesit e cila diku ka vënë një automjet, diku një vilë të paprekshme në shërbim të trafikantëve dhe gjëra të tjera. Shumë shikues thonë na i thuaj emrin. Unë në këtë rast supozime po bëj, një ide e kam në mendje kur flitet për bregdetin e jugut të asaj zone. Ngushtohet rrethi kur themi është biznesmeni i ujit, i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat