Kika: PD e frikësuar nga kryeprokurori i ri jo vetëm për mbyllje por edhe për hapje dosjesh

Shqipëria

Kika: PD e frikësuar nga kryeprokurori i ri jo vetëm për mbyllje por edhe për hapje dosjesh

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 23:01
Mentor Kika

Gazetari Mentor Kika thotë se PS-ja po përpiqet të tërheqë opozitën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në mënyrë që t'i heqë asaj argumentet për ta sulmuar atë.

Në "Arena" në Ora News, tha se PD mund të ketë frikë jo vetëm nga mbyllja e  dosjeve si ajo e Tahirit, por edhe hapja e të tjera për ish-zyrtarë

Kika: Përplasja e momentit dua ta shikoj si një përpjekje të opozitës për të mbrojtur hetimet që janë hapur. Unë nuk besoj që frika e opozitës është thjeshtë të kryeprokurori do të marrë prokurorin e Tahirit ta çojë në Skrapar, por frika mund të jetë jo vetëm tek mbyllja por edhe tek hapja e dosjeve të tjera. Mos marrja pjesë e PD-së në procedurën e votimit, PS është duke luftuar që ta tërheqë që nesër t'i heqë argumentet e opozitës që të sulmojë prokurorin e përkohshëm.  Nëse prokuroria do të hapë hetime për ish-funksionarë Partisë Demokratike, PD është e lirë të sulmojë që ky është prokurori i Ramës, është kamikaz politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat