Çupi: PS do tërhiqet. Ferhati: Zbrisni me këmbë në tokë

Shqipëria

Çupi: PS do tërhiqet. Ferhati: Zbrisni me këmbë në tokë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 08:09
Deputetja e PD, Dhurata Çupi

Çështja e Kryeprokurorit të Përkohshëm është bërë temë debati mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi, është përplasur me kolegen e majtë, Klotilda Ferhati.

Ndër të tjera, Çupi tha se kjo mazhorancë do të tërhiqet nga kjo vendimmarrje qorre. Por, nga ana e saj, Ferhati tha se mazhoranca nuk po e shkel Kushtetutën dhe se shpreson që opozita të bie me këmbë në tokë.

Çupi: Kjo mazhorancë do tërhiqet nga kjo vendimmarrje qorre.

Ferhati: Unë shpresoj që opozita të bie me këmbë në tokë. Nuk mund të jenë të gjithë me gabim dhe ju të keni të drejtë. Të ulemi të bashku dhe t’i diskutojmë këto 7 emra për kryeprokurin. Ju jeni shumë dakord me këtë që po bëjmë, por para kamerave ju pëlqen të bëni kështu.

Çupi: Sot Kushtetuta është kapur rëndë, mazhoranca bëri një fars. Keni thyer Kushtetutën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat