Vrau Fildes Hafizin, prokuroria e akuzon për 3 vepra penale Fadil Kasemin

Shqipëria

Vrau Fildes Hafizin, prokuroria e akuzon për 3 vepra penale Fadil Kasemin

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 10:46
Fildes Hafizi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Fadil Kasemin i cili vrau në mënyrë brutale ish gruan e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen e plotë në Gjykatë dhe tashmë pritet dënimi të cilit do t’i nënshtrohet Kasemi.

Prokuroria e akuzon bashkëshortin e ish gjyqtares për 3 vepra penale, “vrasje për shkak të marrëdhënieve familaje”, “rrëmbim dhe mbajtje peng personi” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pritet për t’u parë nëse gjykata do ta dënojë përjetësisht Fadil Kasemin për vrasjen e Hafizit, apo nëse ai do të “shpëtojë” duke marrë një dënim të paktën prej disa dekadash.

Vrasja ndodhi në Tiranë në fund të muajit gusht të këtij viti në një lagje të vjetër të kryeqytetit dhe mjaft të populluar. Fadil Kasemi qëlloi me armë në një distancë të afërt ish bashkëshorten Hafizi duke e lënë të vdekur në makinën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat