Përplasje e ashpër në Kuvend për Balilin. Braçe: I dhatë Balilit 20 ha tokë, Spaho: A ishte Edi Rama…

Shqipëria

Përplasje e ashpër në Kuvend për Balilin. Braçe: I dhatë Balilit 20 ha tokë, Spaho: A ishte Edi Rama…

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:14
Edmond Spaho

Gjatë seancës në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PD Edmond Spaho tha se maxhoranca po bën vetëm shou me interpelanca dhe se nga ana tjetër rri vetëm duke akuzuar opozitën se ka lidhje gjasme me bandat. Edmond Spaho tha se Saimir Tahiri duhet të arrestohet pasi është bashkëpunëtor i Klement Balilit. Ky i fundit është në kërkim për trafik të drogës. “Jeni duke bërë vetëm shou më kot dhe po ia lini dobiçin në dorë opozitës. Ju thoni se Klemend Balili mbrohet nga opozita. Kjo është qesharake. A ishte Edi Rama që emëroi drejtor Klement Balilin. Duhet arrestuar Balili dhe Tahiri gjithashtu se Tahiri është bashkëpunëtor i tij”, tha Spaho në fjalën e tij.

Reagimi i Spahos ka ardhur pasi ishte deputeti Erion Braçe që tha se opozita ka lidhje me Balilin. Braçe tha se eksponentë politikë të qeverisë të një force politike kanë bërë kontratë me Balilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat