Rama- PD-së: Flisni ju për dëmshpërblime? Kur ikët nga pushteti vodhët groshët, orizin dhe...

Shqipëria

Rama- PD-së: Flisni ju për dëmshpërblime? Kur ikët nga pushteti vodhët groshët, orizin dhe...

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Edi Rama

Pak minuta më parë deputeti i PD-së Emdond Spaho ka lëshuar një sërë akuzash kundrejt kryeministrit në lidhje me të përmbyturit e dy javëve më parë, por Edi Rama është kundërpërgjigjur.

Kryeministri madje ka ironizuar demokratët duke thënë se PD është e vetmja parti që nuk duhet të flasë për të përmbyturit dhe dëmshpërblimet ndaj tyre, pasi kur ishte në pushtet vodhi groshët, orizin e madje edhe çizmet e ushtrisë.

“Edhe ti që e njef tabelën e shumzëzimit vuan nga i njëjti cvirus që vuani të gjithë, e keni mikrofonin në gojë dhe flisni sic ju thotë partia

E more me britma të mëdha sot e the shumë gjëra që janë nën nivelin tënd profesor... fole këtu sikur sapo keni zbritur nga një anije kozmike e mbërritur nga hëna, prandaj e them gjithmonë se kur ju dëgjon juve dhe po tmos ju njohësh thua: sot erdhën këta nga hëna?”... a thua se nuk ishit ju kur ndërtohej në mes të lumit, kur ju thonit se ndërtimi pa leje është mrekullia e tetë e botës?!

Ju e sollët ndërtimin në lumë dhe vini këtu e na kërkoni llogari, ju që e bëtë shtetin karikaturën më qesharake... flisni ju për ndihma, ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët e pilafin,... ju morët edhe çizmet, po ato çi deshët? Se groshët ju pëlqejnë, pa pilaf nuk rrini dot, po çizmet çi deshët.

Ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt, por kemi falënderuar këdo që është afruar të na ndihmojë.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat