Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi, pastaj u ktheve 180 gradë

Shqipëria

Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi, pastaj u ktheve 180 gradë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:30
Tahiri dhe Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish në Kuvend ndaj Edi Ramës. Pasi i kujtoi raportet e SHISH për policët, e për të cilët kryeministri nuk bëri asgjë, Berisha e pyeti Ramën se pse i çoi Barack Obamës në zyrë, kryetrafikantin Saimir Tahiri.

‘A erdhi kërkesa nga prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin. A dole fillimisht e the, se në ato përgjime ishte hataja.

Por më pas ai të nxori kartonin e kuq, nga studio e Fevziut. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. Të solli Gazin dhe të tha, mos gabo, të numëroi dosjet, Xibrakën, Olsin etj.

E pastaj ndryshove gjithçka. Nise duke më sulmuar mua, Italia është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut.

Pastaj, pas 1 jave, doli 836 mijë euro e Tahirit, në makinën e Ores Sotës. Tani më thonë se në makinë me të ishte edhe Saimir Tahiri. Nuk foli asnjë fjalë, pse tha avokati i tij jam unë.

Por atje çoi Brahon dhe pas 1 ore i rakorduan punët.

Ke marrë 60 raporte nga SHISH për lidhjet e policëve me drogën. Çfarë bëre ti? I hodhe. E more Saimir Tahirin dhe e çove në zyrën e Barack Obamës? Pse e çove kryetrafikantin atje, pse kur e dije se kush ishte’, tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat