Manjani: LSI “fajtore” vetëm se mbajti në këmbë “kënetën” e Rilindjes

Shqipëria

Manjani: LSI “fajtore” vetëm se mbajti në këmbë “kënetën” e Rilindjes

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 16:54
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes rrjeteve sociale mbi akuzat e artikuluara në sallën e Kuvendit nga deputetë të PS-së, sipas të cilave, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dhënë disa hektarë firmave të Klement Balilit.

Por Manjani thotë se LSI mbetet fajtore që mbajti në këmbë kënetën e rilindjes që solli vetëm drogë e krim.

“Edmond Panariti që i dha kënetën Bako Balilit, është njësoj “fajtor” që i dha kënetën tjetër Armando Prengës. Për këtë të fundit madje u përplasen dhe me armë...

LSI mbetet “fajtore” që mbajti në këmbë “kënetën” e Rilindjes që vetë drogë e krim solli në këtë vend!”, shkruan Manjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat