Vrau policin e FNSH-së në Torrovicë, burg përjetë për David Qosen

Shqipëria

Vrau policin e FNSH-së në Torrovicë, burg përjetë për David Qosen

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:23
i denuari David Qosja

Burg përjetë për David Qosen, autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra. Ditën e sotme është marrë vendimi nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj Qosen, ndonëse për këtë të fundit avokati pretendonte se vuante nga çrregullimet e shëndetit mendor. Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi Kodra, nga Shkodra, babai i dy fëmijëve, ndodhi në shtator të vitit të kaluar në vitin 2016.

Edhe pse mbrojtja e të pandehurit pretendoi se Qosja vuan nga probleme mendore, Pasi Qosja iu nënshtrua ekspertizës, u vërtetua se ai nuk vuante nga problemet mendore.

Kujtojmë se në shator të vitit të kaluar, Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët. Gjatë tentativës për kapjen e tij, mes Qoses dhe policisë pati shkëmbim zjarri, ku dy prej plumbave vranë efektivin Ardian Kodra. Pas disa orësh rezistencë, policia bëri të mundur arrestimin e David Qosjes, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat