Tokat e Balilajve, Braçe i përgjigjet Panaritit: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kontratat

Shqipëria

Tokat e Balilajve, Braçe i përgjigjet Panaritit: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kontratat

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:18
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti duke thënë se "Kontratat e dhënies së tokave me qira nga 2014 deri në 2017 kanë përfunduar në duar të krimit të organizuar".

Braçe tha se i vetmi vendim i Këshillit të Ministrave është për kalimin nga ministria e Arsimit, tek ministria e Bujqësisë për këtë sipërfaqe toke.

"Nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave që miratin kontratën e parë për Bashkim Balilin. Zero! As për kontratën e dytë në favor të komoanisë së themeluar nga Albin Bashkim Balili, nuk ka asnjë vendim të Këshillit të Ministrave. Zero! Janë veç vendime të ministrisë së Bujqësisë", tha Braçe.  

Më herët Panariti tha se kontrata janë në respekt të ligjit.

"Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe." 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat