"Po vjen shefi...", policia pritë qytetarëve, çfarë po ndodh në autostradë?

Shqipëria

"Po vjen shefi...", policia pritë qytetarëve, çfarë po ndodh në autostradë?

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:31
Pamje nga video

Prej më shumë se 30 minutash trafiku i rënduar i makinave ka bllokuar njërën pjesë të autostradës Tiranë-Durrës. Atë të daljes nga kryeqyteti.

Siç shikojmë edhe në video makinat pothuajse nuk lëvizin fare, ndërsa një qytetar ka shkruar te joq se policia thjesht i ka lajmëruar që të ndalojnë derisa të kalojë ‘shefi’.

"Mirembrema JOQ. Kemi 30 min ne autostrade sepse po vjen nje palo ordiner nga rinasi. Nuk dha emer policia..po vjen shefi tha kaq..."

Kjo është situata aktuale, kështu që të gjithë ata q kanë në plan për të dalë nga Tirana të pyesin paraprakisht nëse është liruara rruga apo jo. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat