Boçi: Ruçi puthje e përqafime me të vetët, s'e tolerojmë më!

Shqipëria

Boçi: Ruçi puthje e përqafime me të vetët, s'e tolerojmë më!

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:47
Luçiano Boçi

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, ka komentuar përplasjen e ndodhur sot në seancën plenare mes deputetit Flamur Noka dhe kryeministrit Edi Rama, që përfundoi me përjashtimin e Nokës nga punimet e Kuvendit.

Në studion e Report Tv, deputeti Boçi akuzoi kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, teksa tha se vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, me puthje e përqafime me të vetët, dhe godet opozitën, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë nuk do të tolerohet më.

“Gramor Ruçi vazhdon të përdorë pjesën e mbështetjes, puthjes e përqafimit me të vetët, duke goditur opozitën. Kjo sjellje nuk duhet toleruar”, tha deputeti.

Më tej, shfajësoi veprimin e Nokës në sallën e Kuvendit, kur i zgjati dorën kryeministrit Rama, teksa ky i fundit fliste në foltore, duke thënë se kjo nuk tregon asgjë.

“Edhe unë po zgjas dorën në këtë rast dhe kjo nuk tregon asgjë. Të ankimohet kryeministri se i paska zgjatur dorën ... unë e di se ai është pak ‘trim’”, shtoi Boçi.

Ju do ta bënit këtë?

Edhe unë ja kam treguar gishtin kryeministrit, por s’kam qenë i fokusuar. Jo për të përkrahur veprimin e Nokës, por për të treguar se është një gjuhë trupore. Duhet ta mbyllim këtë bisedën e zgjatjes së dorës, se është qesharake. Unë e kuptoj se Rama është trembur. Përjashtimi i parë duhet të ishte për Ramën për fjalorin e rëndë që përdori. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat