PDIU i bashkohet votimeve të qeverisë, të hënën sërish Parlament

Shqipëria

PDIU i bashkohet votimeve të qeverisë, të hënën sërish Parlament

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

Pas një seance të gjatë maratonë, deputetët kanë votuar në seancë plenare aktin normativ për buxhetin dhe vendimet e tjera që ishin në rendin e ditës.

Kështu mësohet se në votimin e aktit normativ të buxhetit, votave të deputetëve të mazhorancës i janë bashkuar edhe dy deputetet e PDIU-së, Reme Lala dhe Elena Xhina.

Akti normativ ka kaluar me 73 vota pro dhe 32 kundër, ndërsa është miratuar edhe ndihma ekonomike me 76 vota pro dhe 27 kundër. Ndërkohë, marrëveshja për vajin e ullirit dhe ratifikimi i marrëveshjes së huasë për asistencën sociale janë miratuar me 105 vota pro dhe asnjë kundër, pra kanë marrë edhe votat e opozitës.

Është njoftuar gjithashtu se seanca e ardhshme parlamentare do të jetë ditën e hënë, ku do të kalojnë në votim kandidatët e përzgjedhur nga komisioni i Ligjeve për kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat