Abonetë e studentëve nxirren ‘kur t’u dojë qejfi’ institucioneve

Shqipëria

Abonetë e studentëve nxirren ‘kur t’u dojë qejfi’ institucioneve

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:37
Pamje nga video

Abonetë për studentët, në bazë të rregullores duhet të dalin në çdo datë 23 për muajin pasardhës. 

Por në Dhjetor, deri në javën e parë të muajit, nuk kishte abone. Studentët janë detyruar që për një javë të udhëtojnë me biletë ose të blejnë abone në treg të zi.

Në administratën e “Qytetit Studenti” thonë se nuk kanë dijeni se kur vijnë abonetë, ndërsa vetë studentët shpjegojnë se nuk përfitojnë atë që u takon ligjërisht.

Sekretari i Transportit Urban, Ervin Shijaku thotë se fajin për vonesën e muajit Dhjetor e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por edhe festat që shtynë procesin.

Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” iu drejtua administratës së “Qytetit Studenti” për të pyetur nëse kanë ardhur abonetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat