Kryeprokurori i ri, Lubonja: Jemi mësuar me hile, ligji është anti kushtetues

Shqipëria

Kryeprokurori i ri, Lubonja: Jemi mësuar me hile, ligji është anti kushtetues

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:49
Fatos Lubonja

Në një kohë kur kryefjala e debatit politik është zgjedhja e kryeprokurorit të ri, analisti Fatos Lubonja deklaroi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se ndërkombëtarët që u futën si garantë të reformës, kanë dështuar me rolin e tyre.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja tha se të gjitha palët duan të kontrollojnë drejtësinë dhe se ndërkombëtarët dështuan.

“Dështimi i reformës në drejtësi. Ky është një dështim i plotë. Ky dështim vjen sepse asnjëra nga palët nuk do drejtësi të pavarur. Gjithë ky lëmsh KLP, KLGJ… nuk i gjen në asnjë vend. Ka një parim themelor, kryeprokurori të zgjidhet me 3/5 apo i pranuar nga të dy palët. Duhet të zgjidhet nga të dy palët dhe të mos ketë fuqi. Të zgjidhet nga një formë që të jetë jashtë kontrollit të politikës. Ne me hile jemi mësuar këtu. Premto këtë dhe bëj atë. Premto mollë edhe bëj dardha. Edhe në këtë rast, fjala hile dhe mashtrim janë brenda. Ligji është anti kushtetues. Këta nuk e duan, duan të kontrollojnë drejtësinë. Nevoja për të kontrolluar drejtësinë nga të dyja palët na kanë sjellë në këtë pseudo reformë të dështuar. Do fillojë dështimi i KLP-së dhe vettingut. Ndryshimi i situatës nuk bëhej në këtë formë. Shumica kanë qenë të idesë që këtu kanë hyrë ndërkombëtarët. Ndërhyrja e ndërkombëtareve, ky është edhe dështimi i ekspertëve ndërkombëtarë por ata nuk mbajnë përgjegjësi. Lu-ja ikën në gusht dhe nuk mban përgjegjësi” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat